Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen në Australi gjatë festave të Krishtlindjeve. Prindërit e këngëtares shqiptare, Besnik dhe Vera Sahatçiu thuhet se i kanë dhënë bekimin Ritës për tu fejuar me regjisorin e njohur.
Ata janë takuar me Taikan në Londër dhe thuhet se janë të kënaqur me karakterin e treguar, shkruan Indeksonline.
Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin 2022 të The Voice. Pikërisht në Australi në xhirimet e The Voice ka ndodhur njoftimi dhe takimi i parë i tyre.
Taika ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa Rita ka patur disa lidhje, por nuk është fejuar asnjëherë.
Krishtlindjet e këtij viti pritet të jenë me fat për të dy dhe çifti në fjalë pritet të ndërrojë statusin.