Në fushatën e Calvin Klein, Bella Hadid nuk vesh asgjë përveç rripave

Bella Hadid vërteton sërish se nuk ka nevojë për rroba që të pozojë.

Në fushatën e fundit të Calvin Klein, modelja shfaqet e mbështjellë me rripa lëkurë të markës dhe absolutisht asgjë tjetër.

Fotot bardhë e zi u realizuan nga drejtoresha e modës në Centrefold Magazine, Katie Burnett, e cila gjithashtu ishte edhe stiliste.

Përveç rripave, Bella pozoi edhe me bluza të mbledhura, të brendshme dhe reçipeta që mbanin logon e Calvin Klein.

Fotot janë pjesë e një koleksioni limited-edition me vetëm 50 libra të tillë (me vlerë 198 dollarë) dhe u shitën të gjithë.