Pamje nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në rajonin e Shtërpcës, e që sipas informacioneve të para ka të bëjë me ndërtimet e shumta të cilat janë bërë në Brezovicë.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me ato kundër Krimeve Ekonomike janë bërë bashkë që në orët e para të mëngjesit ku edhe kanë filluar bastisje.

Shumë shtëpi dhe lokale deri tani veçse janë bastisur, e në mesin e shtëpive të cilat u bastisën është edhe ajo e ish-kryetarit të Shtërpcës.

Deri më tani nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë, përpos që Prokuroi i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka deklaruar se ky është një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsionit i realizuar brenda këtij viti.

I njëjti ka deklaruar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet.

Duhet përkujtuar që përgjatë këtij viti Policia e Kosovës bashkë me prokuroritë kanë zhvilluar aksione të njëpasnjëshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit anembanë vendit.