Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht ka lansuar sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në vend.
Gjatë prezantimit të sistemit, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se prej sot, Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve dhe kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), kalojnë në sistemin e ri informativ të lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus dhe menaxhimit të dëmeve respektive.
“Sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të industrisë së sigurimeve. Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendës digjitale, me qëllim të ofrimit sa të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetaret”, ka thënë drejtori Mazreku.
Ai ka bërë të ditur se pas më shumë se një viti të zhvillimi intenziv të sistemit, të dhjera takimeve dhe grupeve punuese nga kompania implementuese, industria e sigurimeve, Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe institucionet relevante Republikës së Kosovës, si QRA – Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjensioni Kadastral i Kosovës dhe tjera, ne vijmë me një sistem modern elektronik, të zhvilluar me metodologjite dhe teknologjitë me moderne të kohës i bazuar në ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare për mbrojtjen e informacionit, privatësisë dhe sigurisë së lartë, i cili do të na lejojë të punojmë më shpejtë e më shumë në drejtim të avancimit të tregut të sigurimeve në vend.
Po ashtu Mazreku ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 do të ketë edhe shumë risi që për qëllim kanë lehtësimin e punës si për qytetarët, ashtu edhe për Industrinë e Sigurimeve në Kosovë.