Ylli i Manchester Cityt, Ferran Torres është gjithmonë e më afër kalimit te Barcelona.
Spanjolli ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me katalunasit derisa ka marrë edhe dritën e gjelbër nga trajneri Pep Guardiola që të largohet, ku ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.
Barcelona dhe Man City janë duke hasur probleme sa i përket vlerës së futbollistit, ngase gjiganti anglez e vlerëson rreth 65 milionë euro, derisa katalunasit kanë probleme financiare andaj nuk mund ta paguajnë atë shifër.
Sidoqoftë, gazetari Reshad Rahman raporton se marrëveshja mes dy klubeve është shumë pranë të kompletohet, me një çmim rreth 50 milionë euro, të cilin Barcelona nuk do e paguajë të gjithën njëherëshi.
I njëjti raporton se Torres është gati për kalimin në “Camp Nou”, ku do nënshkruajë për pesë vite dhe do bëhet ndër lojtarët kyç të Xavit.