Sarah i ka shkruar letër Pm-it.
Blogerja shqiptare dhe Dj nga Kosova nisën një lidhje brenda shtëpisë së madhe në Shqipëri, por e cila mbetet për tu vazhduar jashtë.
Kjo për shkak se Pm ishte ai i cili u eliminua të premten nga votat e publikut, duke lënë brenda shokun e tij Arbrin dhe partneren e tij Sarën.
Ani pse janë bërë vetëm tri ditë që kur Pm është larguar nga BBV, Sara menjëherë është përmalluar.
Ajo ka treguar sot se i ka shkruar letër Pm-it duke e falenderuar për çdo gjë.
“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”, tha Sarah.
Derisa sot Pm në Fan Club është takuar edhe me ‘kunatën’ apo ndryshe motrën e Sarës.