Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për 300 qelitë me qira

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për 300 qelitë me qira që Kosova do të ia lëshojë Danimarkës.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës. Në njoftim thuhet se të dy ministret do të dalin në konferencë për media, pas nënshkrimit të këtij letër-qëllimi.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli të burgjeve Danimarkës. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.