Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se ka arritur të identifikojë shoferin që shkaktoi një aksident në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 16 dhjetor.
I dyshuari A.B., 19 vjeçar, dyshohet se ka goditur me veturën e tij një femër në tortuar.
Personi në fjalë kishte qenë duke u kthyer nga parkingu, kur edhe e shkaktoi aksidentin.
I njëjti u largua nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë viktimes, e cila pësoi lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se pas hetimeve të realizuara, kanë identifikuar dhe verifikuar automjetin dhe të dyshuarinë i cili është intervistuar për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i Shtetit ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt, teksa hetimet po vazhdojnë.