Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar në Katar legjendën e futbollit, tani të parin e Federatës se Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, ka bërë me dije Ademi ne Facebook, shkruan kolonamedia.com.
“Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o. Me këtë rast e përgëzova atë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni. Po ashtu, u dakorduam që në të ardhmen të kemi bashkëpunime ndërmjet dy federatave tona. Në Doha po qëndrojmë me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani për ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë.” Ka shkruar Ademi ne Facebook.