Rrëmbehet një person në Vushtrri, keqtrajtohet për tre ditë me radhë

Një person është rrëmbyer nga dy persona të tjerë në Vushtrri, me datë 14 dhjetor, derisa Policia i ka gjetur gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, pas një pune hetimore me datë 17.12.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që kishin rrëmbyer dhe kishin keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar.

Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.