Argjentina Ramosaj njofton se është kthyer në Holandë për të jetuar dhe së shpejti do të zhvendoset në Londër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për zërin e saj.

Megjithëse nuk është shumë aktive në muzikë, Argjentina shënoi një rikthim këtë sezone vjeshtore, duke publikuar një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, të titulluar “Sado (Ik)” në albumin e ri të kësaj të fundit.

Argjentina prej vitesh ka jetuar në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre të vogël, Noah.

Argjentina Ramosaj dhe bashkëshorti i saj, Dukagjini (Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram)

Por familja duket se ka disa javë që kanë shkuar në Holandë, ku edhe po jetojnë për momentin.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja Ramosaj përmes përgjigjes që ia ka dhënë një ndjekësi që e ka pyetur në InstaStory nëse “është duke jetuar në Kosovë apo në Holandë përsëri”.

Foto: Argjentina Ramosaj/InstaStory

“Për momentin në Holandë, por ne do të zhvendosemi në Londër së shpejti”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Argjentina përndryshe është lindur dhe rritur në Holandë dhe është kthyer në Kosovë pasi ka ndërtuar një karrierë muzikore dhe është martuar.

Mirëpo familja e re që ka krijuar duket se është drejt dëshirës për të ndërruar sërish destinacion.

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram