Dua Lipa dhe Anwar nuk janë më bashkë.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket se i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes.
Thashethemet kanë nisur prej javësh ndërsa çdo ditë e më tepër po thellohet dyshimi se nuk ka kthim prapa edhe pse vet çifti nuk ka folur ende për këtë.
Anwar ka fshirë të gjitha fotot me Duan madje i ka bërë edhe “unfollow” në Instagram, në anën tjetër Dua vazhdon ta ndjekë ende.
Së fundmi burime për “Ok Magazine” tregojnë se arsyeja e ndarjes është distanca.
“Të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim i tyre për The Sun.
Çifti janë në lidhje dashurie prej 3 vjetësh.Anwar ka shoqëruar Duan edhe në vizitat e saj në Kosovë dhe Shqipëri