Ambasadori i ri i Gjermanisë prezanton stafin e tij

Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka prezantuar stafin e punës.

Në njoftimin për media të Ambasadës thuhet se do të punojnë pa ndalë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

“Përmes kësaj fotografie dëshiroj t’ju prezantoj bashkëpunëtoret dhe bashkëpunetorët e mi në Ambasadën dhe Shërbimin Konsullor të Republikës së Kosovës në Berlin, me të cilët do të kemi kënaqësinë të jemi në shërbimin Tuaj dhe të Republikës tonë. Në këtë kapitull të ri dhe të përbashkët, do të vazhdojmë punën në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës Federale të Gjermanisë 🇩🇪. Andaj, mos hezitoni të na kontaktoni dhe shkruani 📧 për çdo sugjerim, këshillë apo propozim 🤔. Vetëm bashkë ia dalim, siç ia kemi dalur gjithmonë dhe përherë 🤝.
Në këtë drejtim, Ju urojmë festat e fundvitit, duke iu dëshiruar parasëgjithash shëndet, mbarësi dhe harmoni në familjet Tuaja” thuhet në mesazhin e ambasadorit Ajeti.