North West tregon dollapin e saj dhe koleksionin e çantave të shtrenjta

Dollapi i North West është po aq mbresëlënës sa ai i nënës së saj.

Vajza 8-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West postoi një mini-turne të dollapit të saj të mërkurën në TikTok, duke treguar dhjetëra çanta të shtrenjta të stilistëve nga Louis Vuitton, Fendi, Dior dhe më shumë.

“Këto janë çantat e mia”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Mes shumë çantave të shtrenjta të North? Një tufë çantash të mbuluara me kristal Judith Leiber Couture në formë pice (5,695 dollarë), karroca e Hirushes (5,695 dollarë) dhe një krofne me luleshtrydhe (4,195 dollarë).

Ajo padyshim e trashëgoi dashurinë e saj për çantat e vogla të zbukuruara nga mamaja e saj e famshme, e cila zotëron versione në formën e patateve të skuqura, një hot dog dhe një fetë limoni, ndër të tjera.

Kardashian e lejoi North të krijonte llogarinë e saj në TikTok muajin e kaluar, por ajo mund të revokojë së shpejti privilegjet e saj në mediat sociale; North kohët e fundit doli drejtpërdrejt në aplikacion ndërsa hynte në dhomën e gjumit të mamasë 41-vjeçare, duke marr një qortim.