Liga e Kombeve mund të pasurohet me 10 skuadra të tjera.
CONMEBOL dhe UEFA kanë arritur marrëveshje për të bashkëpunuar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të gjitha 10 skuadrat e Amerikës Jugore do t’i bashkohen Ligës së Kombeve, nga viti 2024.
Kosova kështu potencialisht do të ketë kundërshtarë të rinj në këtë garë.
Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Peruja, Uruguai dhe Venezuela janë kombëtaret në fjalë.
Brenda kësaj marrëveshjeje është vendosur që të gjitha ndeshjet të vazhdojnë të luhen në Evropë.