Franca nuk është shteti i vetëm që ndaloi udhëtimet nga Britania e Madhe. Të njëjtën ndalesë tani Izraeli do të vendosë ndaj udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe por, edhe Danimarka.
Izraeli vendosi këto dy shtete në “listën e kuqe” të koronavirusit në mesnatë mes 16 dhe 17 dhjetorit, për shkak të shqetësimeve për përhapje të shpejtë të variantit të ri të virusit, Omicron.
Qytetarëve dhe banorëve të përhershëm të Izraelit u ndalohet të udhëtojnë në shtetet që ndodhën në “listë të kuqe” nga Izraeli përveç nëse marrin leje nga qeveria.
Ndërkaq udhëtarët që kthehen nga ndonjë shtet nga “lista e kuqe”, dërgohen në karantinë me të arritur në vend dhe duhet të qëndrojnë aty derisa testi për COVID-19 të rezultojë negativ.
Franca, Spanja, Irlanda, Finlanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të shtohen në “listën e kuqe” të Izraelit nga e diela. Shumica e shteteve afrikane tashmë janë në të.
Izraeli mbylli kufijtë për pothuajse të gjithë shtetasit e huaj muajin e shkuar si përgjigje ndaj variantit, Omicron disa javë pasi vendi u rihap për udhëtarët e vaksinuar.
Më herët gjatë kësaj jave, ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz u tha gazetarëve që Izraeli megjithatë nuk mund të mbyllet hermetikisht, por ka mundësi që përhapja e Omicronit të vend të ndalohet.