Banorët e Big Brother Vip jo rrallë herë mblidhen e diskutojnë në oborrin e shtëpisë.
Së fundmi disa prej tyre kanë biseduar edhe për raportin mes Dj Dagz dhe Einxhel ku kohët e fundit është zbehur shumë.
Është Antonela ajo e cila ka folur se si e shikon situatën e tyre nga këndështrimi i saj.
Ajo tha se të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin, duke iu lut të dyve që mos ta mohojnë.
Antonela i është drejtuar Dagz duke i thënë se ai ka pëlqim të fortë për Einxhel.
“Ti ke shumë pëlqim për Einxhel,Einxhel mund të ketë pak pëlqim për ty por e ka se duket qartë.Ti Dagz je shumë i mirë por me një fjalë të keqe ti i hedh të gjitha poshë”,-tha Antonela.
“Ky i mbledh i mbledh dhe në momentin që i prishet terezia ti thot të gjitha”,-tha Einxhel.