Një rast tragjik ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Deçan.
Atje një i ri ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi që shtëpia e tij është përfshirë nga flakët,.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Policia ka konfirmuar se i riu është gjetur i djegur(karbonizuar) brenda shtëpisë, teksa vdekjen e tij e kanë konstatuar edhe ekipi mjekësor.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes“, ka deklaruar Rugova.