Southgate komenton grupin: Anglia mësoi më së shumti nga ndeshjet me Italinë e Gjermaninë

Gareth Southgate do të ketë një punë mjaft të vështirë në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Anglisë është vënë në ‘grupin e vdekjes’ me Hungarinë, Italinë e Gjermaninë.

Kjo shkallë e vështirësisë ishte e pritshme për Southgate, i cili beson se vet formati i Ligës së Kombeve garanton sfida të tilla.

“E di se formati i Ligës së Kombeve shtynë për këto lloj ndeshjesh, kështu që kushdo që do të tërhiqej nga dy vazot e para do të ishin kundërshtarë të fortë”, ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Ndeshjet e kualitetit të lartë ndihmojnë kombëtaren të rritet dhe ato janë ndeshjet nga të cilat kemi mësuar më shumë”, shtoi anglezi.

Anglia e Southgate mposhtej në finalen e Euro 2020 pikërisht nga kombëtarja e Italisë.