Në Kosovë 314 raste aktive me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 314.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.