Sot në Kuvend do të mbahen tri seanca.
Në një seancë që do të fillojë nga ora 10:00 do t’i adresohet Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë në një seancë të jashtëzakonshme që fillon nga ora 11:00, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
E nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor.
Në rend dite do të jenë tri pika:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.