Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkuar për vizitë në Skenderaj, ku u prit nga kryetari i ri, Fadil Nura.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook u shpreh se PDK nuk thyhet asnjëherë në Skenderaj.
Postimi i plotë:
Në Skenderaj, aty ku PDK nuk thyhet asnjëherë, për t’i uruar punë të mbarë kryetarit Fadil Nura, në detyrën e tij të re në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garancë për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.
Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre.
Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme.