Në ditën e sotme në shtëpinë e famshme në Shqipëri ka arritur zarfi në të cilin tregohet prova javore për baronët.
Ishte Iliri ai i cili lexoi, duke treguar se me çka do të përballen banorët.
Banorët do të duhet ta kalojnë pishinën përmes trarëve që janë vendosur mbi të.
“Ajo që duhet të bëni është të kaloni pishinën përmes trarëve që janë vendosur mbi të. Do të ndaheni në çifte, dy nga dy, duke qenë numër tek pra 13 persona në këtë rast Pm dhe Dagz do të ndahen, njëri prej tyre do ta ekzekutojë provën” tha Iliri.