Konjufca e quan Bahtirin akademik të kanalizimeve dhe ujësjellësve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një fushate zgjedhore e ka quajtuar Agim Bahtirin akademik.

Por se, në Klan Kosova, ai thotë se Bahtiri është akademik u kanalizimit dhe ujësjellësit.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve. Po për besë mendoj që është. Kom than akademik i çështjeve komunale. Komuna shtron kanalizim, shtron rrugë, e bën trotuarin e bën një park, e bën gjelbërimin. Unë mendoj që për ato çështje hala nuk e ndërroj mendimin. Akademik është zoti Bahtiri. Jo akademik i shkencave të arteve, më keni keqkuptu”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari tutje tha se ndjen keqardhje për çdo kandidat të VV-së që humbi zgjedhjet lokale.