Kupa e Kombeve në Afrikë pritet të anulohet. Diskutimet sot kanë filluar në Kamerun dhe po shqyrtohet mundësia që të shtyhet për një datë të pacaktuar.
Organizatorët e Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) pritet të marrin këtë vendim mes shqetësimeve për variantin Omicron Covid 19.
Turneu kontinental pritej të fillonte në fillim të janarit dhe do të zgjaste 1 muaj. Shumë skuadra evropiane do të humbnin lojtarët për 1 muaj.
Liverpooli është skuadra më e prekur nga ky turne pasi që do të mbetej pa yjet e saj, Salah, Mane, Keita e Matip.
Vendimi final për anulimin e AFCON pritet të merret sot.