Zendaya mori pjesë në premierën botërore të filmit të saj të ri, “Spider-Man: No Way Home” , të hënën në mbrëmje – dhe aktorja sigurisht se na mahniti edhe një herë tjetër.
Për këtë event, aktorja 25-vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë dhe të zezë deri në dysheme, i cili ishte bërë me porosi nga Valentino dhe ishte i mbuluar me rrjeta me xixa.
Fustani kishte një dekolte dhe shpinë të hapur dhe një të çarë të lartë në kofshë.
Në pjesën e parë të tapetit të kuq, Zendaya kishte veshur edhe një maskë të zezë dantelle që i ngjante asaj që kishte mbajtur i dashuri i saj, Tom Holland, kur luante rolin e Spider-Man në film.
Holland, gjithashtu 25 vjeç, zgjodhi një kostum ngjyrë kafe për këtë rast.
Flokët e Zendaya ishin gërsheta të lidhura në bisht, kurse te grimi kishte të veçantë formën e penelit të zi.
Si aksesorë kishte vendosur vath të vegjël, teksa pamjen e kompletoi me taka të zeza.