Aktakuzë ndaj F.D për organizim dhe pjesëmarrje në “ISIS”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) të pandehuri me inicialet, F.D.,  për shkak të veprës penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.D. me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’, ka depërtuar në brendi të Sirisë, si dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.

Me këto veprime i pandehuri F.D., ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.