Beatrix Ramosaj për Donaldin në BBV: Bëni çfarë të doni, kalleni këtë shtëpi se unë këtë djalë e dua dhe pikë

Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP është diskutuar sërish për çiftin Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Ka banorë brenda shtëpisë që ende hedhin dyshime se ajo është një lidhje false, e krijuar vetëm për lojë.

Në momentin që është transmetuar klipi ku Arjola është shprehur se Beatrix nuk bën gjë tjetër “veçse puthet me Donaldin gjatë gjithë kohës”.

 

Kjo ka acaruar çiftin Beatrix dhe Donald, të cilët kanë reaguar menjëherë në tentim për të vënë në dukje se ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit janë 100 për qind të vërteta.

Madje në një moment, këngëtarja Ramosaj është shprehur duke thënë: “Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë se unë këtë djalë e dua dhe pikë”.

 

Një argument i tillë është mbrojtur edhe nga aktori Donald Veshaj, i cili me një ton të ngritur duke e theksuar që Beatrixin e do.

“Është e drejta ime ta dua këtë vajzë, unë bëra atë që doja”, ka vënë në dukje Donaldi.