Një aksion i policisë në Karaçevë është duke u zhvilluar aktualisht.
Kështu ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Organizimi i skemave piramidale në fshatin kufitar në Karaçevë është një dukuri e shpeshtë dhe policia ka pasur edhe në të kaluarën të tilla aksione.