Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin e rasteve aktive me Covid-19

Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin e rasteve aktive me COVID-19.

Pas Prishtinës që ka 70 raste me COVID-19, është Ferizaj me 35 raste aktive, Prizren 27 raste, Klina 21 dhe komuna tjera me më pak raste aktive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 314 raste aktive me COVID-19 janë në nivel vendi.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës.

Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.