Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë vizitë në Kosovë, takim me Konjufcën e Krasniqin

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga shefi i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm ata takuan kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë janë edhe Anila Denaj, zv.kryetare e Grupit Parlamentar PS, Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisin; Gerta Duraku, deputete e Qarkut Kukës; Benet Beci, deputet i Qarkut Shkodër; dhe Alqi Bllako, deputet i Qarkut Tiranë.

Pas takimit me Konjufcën, delegacioni nga Shqipëria është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Gjatë ditës, delegacioni i kryesuar nga Balla do të takojë edhe liderë politikë e institucionalë të Kosovës.