Mehaj me shkrim në tre vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Sot janë bërë tri vjet prej kur Kosova u bë me ushtrinë e saj. Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme.

Mehaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se do të vazhdojë rrugëtimin drejt realizimit të vizionit tonë,.

Postimi i plotë:

Sot, në trevjetorin e miratimit të pakosë ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme, duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë.

Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi.

Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë!

Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë:

Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.