Kledi dhe Sheila e mbyllën herët rrugëtimin e tyre në “Big Brother”, por kanë fituar goxha simpati nga publiku.
Po ashtu, kanë krijuar edhe një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale.
Shpesh postojnë foto nga ambiente të njëjta teksa zhvillojnë edhe biseda në “Instagram Live” ku diskutojnë rreth polemikave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ata shihet shumë të afërt me puthje dhe përqafime.
Kjo video ka ngritur dyshime se mund të ketë lindur diçka mes tyre pasi nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për xhirime të një prej videoklipeve të reja të Sheilës.
Këngëtarja publikisht e ka pranuar që Kledi i duket “djalë i mirë” e po ashtu konsiderata ka shprehur edhe Kledi.
Vlen të theksohet se Sheila nuk ka folur për jetën e saj sentimentale, por Kledi ka thënë se vijon lidhjen jashtë me Haula-n , modelen gjermane.