Procedohen për Qeveri projektligje dhe strategji për Bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar sot pesë dokumente të rëndësishme të cilat janë proceduar për në Qeverinë e Kosovës.

Ndër to është edhe strategjia për Bujqësi e Zhvillim Rural për vitet 2021-2027.

Poashtu në Qeveria janë procedurat edhe Projekt Ligji për Pyjet dhe për Tokën Bujqësore.

Statusi i plotë i ministrit Peci:

Mirëmëngjesi,
Proceduam për Qeveri:
👉Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027
👉 Strategjinë për Pylltari 2021 – 2030
👉Projekt-Ligjin për Pyjet
👉Projekt-Ligjin për Tokën Bujqësore
👉Koncept Dokumentin për Verërat.