Fadil Nura jep një lajm të rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se është marrë leja-ndërtimore për ndërtimin e Shkollës Profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kryetari Nura tha se në përputhje të plotë me Planin Rregullativ Urban, i cili përcakton destinimin e pronës dhe funksionin e objekteve ndërtimore tashmë ky projekt do të mundësohet me donator si Handikos.

Njoftimi i plotë:

Ditë të mbarë për të gjithë ju, me lajmin më të mirë të javës:
Në përputhje të plotë me Planin Rregullativ Urban, i cili përcakton destinimin e pronës, dhe funksionin e objekteve ndërtimore, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me donatorin dhe Handikosin në Skenderaj, kemi marrë vendim për lejën ndërtimore, me qëllim të ndërtimit të Shkollës Profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara, që është parcela afër Shkollës .