Oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.
Përmes linjës së fluturimit Bruksel-Prishtinë një udhëtar është selektruar për kontroll nga oficerët doganor pasi i njëjti kishte kaluar në kanalin e gjelbër.
Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik I valixhes dhe gjatë kontrollit të saj është hasur në mall të ndaluar, saktësisht fishekë 8 mm në sasi prej 100 copash.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 14 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.
Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.
Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.
Malli i ndaluar:
• Municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm.