Gastronomët po vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës lirimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Dekorim Sahiti nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për lirimin e masave, duke theksuar se këtë tashmë e kanë bërë shtetet e tjera.
Ai ka shtuar se nuk kërkohet eksiperiment, por tashmë duhet të lirohen masat pasi 60% e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar, derisa duke iu referuara OBSH-së ka thënë se varianti Omicron është varianti më i lehtë i Covid-19.