Gazetari dhe ish-diplomati Petrit Selimi ka bërë një kuiz në profilin e tij në Twitter ku ka konstatuar se pak kosovarë preferojnë që Kosova të quhet Dardani.
“Republika Ceke është bërë Czechia, Turqia tani është Turkiye. Por vetëm disa kosovarë preferojnë ndryshimin e emrit në Dardani. Ta bëjmë një kuiz”, ka shkruar ai.
Ditë më parë, Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daciq në një prononcim për media ka thënë se Kosova është fjalë serbe duke nxitur shumë reagime në rrjetet sociale në Kosovë.
Konstatimi i Daçiq, ka nxitur shumë prej tyre duke thënë se Kosova për inat duhet ta ndryshojë emrin derisa shumë tjerë kanë dhënë argumente se konstatimi i Daçiq është i pavërtetë.