Haradinaj i drejtohet Qeverisë: A doni me lënë Kosovën pa kapacitete për energji elektrike?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar edhe një herë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj projekteve që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

Haradinaj ka thënë se në këtë formë, Kosova është duke pamundësuar investimet në sektorin e energjisë, duke lejuar kështu blerjen e energjisë elektrike dhe rritjen e shpenzimeve, e kështu duke shtrenjtuar edhe çmimet për shpenzime të energjisë nga qytetarët, gjë që ka ngritur mjaft shqetësime kohëve të fundit.

“A jeni në dijeni që sot një megaëatt blihet deri me çmim deri në 450 euro. Cili është qëllimi juaj si Qeveri nëse e anuloni çdo projekt për energjinë? A doni me e lënë Kosovën pa kapacitete për energji, pse dhe për interes të kujt?”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se në vitin 2017, kur ishte bërë kryeministër Kosova nuk ka prodhuar asnjë megaëatt energji elektrike.

“Kjo ka ndryshuar ndërkohë dhe vetë e dimë se si e kemi kaluar atë dimër…Çfarë keni për qëllim nëse vazhdoni me këtë qasje sikur për dy projekte të energjisë në Kosovë, që do të mundësonin blerjen e rrymës me shumë më pak shpenzime. Këto projekte do të mundësonin blerjen e megaëattit me rreth 80 euro, ndërsa sot tregova se megaëatt blihet me çmim deri në 450 euro”, ka thënë Haradinaj.