U tall dhe i kërkoi falje për fotografitë provokuese që publikoi në rrjete sociale, Madonna nuk ia pranon faljen 50 Cent-it

Ylli i muzikës pop, Madonna, i është përgjigjur 50 Cent, pasi ky i fundit bëri një kërkim falje publike për të meqë ishte tallur me fotografitë provokuese që publikoi javë më parë.

63-vjeçarja ka shpërthyer me deklarata ndaj reperit ndërsa ka shpërndarë edhe një video në rrjete sociale.

“Duartrokitje e vonuar për 50 Cent dhe faljen e tij të rreme. Kam qenë e zënë, më mirë vonë se kurrë! Kishte disa gjëra që kisha për të thënë për 50 Cent”, ka thënë ajo.

“Ti po përpiqeshe të më turpërosh,” tha këngëtarja e hitit “Like A Virgin” në postimin e publikuar në Instagram.

“Falja e juaj është e rremë, është dëm dhe nuk është e vlefshme”, vazhdoi ajo, duke shpjeguar se përse mendonte se veprimi ishte i pasinqertë.

“Nuk është e vështirë të gjesh pamjet e mia dhe tuat duke u shoqëruar”, shtoi më tej biondja duke folur për marrëdhënien që kishin të dy.

“E dyta. Një falje nuk është e vlefshme nëse nuk e dini se për çfarë po kërkoni falje. Ajo për të cilën duhet të kërkoni falje janë sjelljet dhe vërejtjet tuaja seksiste”.

“E treta, nuk më lëndove ndjenjat, sepse nuk e mora personalisht. Nuk mund ta merrja kurrë personalisht sepse nuk po vini nga një vend i ndritur”.

“Më në fund, dua vetëm të them, të fal”, ka thënë ylli. “Shpresoj që një ditë të zgjoheni dhe të shihni një këndvështrim tjetër. Të uroj gjithë të mirat,” përfundoi Madonna.

Këto pamje të Madonnas u publikuan në profilin e saj në Instagram më 25 nëntor.