Mercedesit nuk i mirren parasysh ankesat për përsëritje të xhiros së fundit të finales në Formula 1

Zyrtarët e Formula 1 kanë hedhur poshtë ankesat e kompanisë Mercedes, të cilët protestuan kundër rezultatit të Çmimit të Madh të Abu Dhabit.

Max Verstappen e mposhti Mercedesin e Leëis Hamilton, duke u bërë kështu titullar i Grand Prix.

Mercedes argumentoi se drejtori i garës, Michael Masi, nuk i zbatoi rregullat si duhet.

Skuadra madje ka paraqitur një apel që kërkon rinisjen e xhiros së fundit të garës.

Ankesa e dytë e Mercedes ishte për pozicionimin përpara të Verstappen, disa herë para se të fillonin xhirot.

Fitorja e Verstappen po shihet si e nxitur, për shkak të vendimit të Masi-t për të rifilluar xhiron e fundit të garës në vijën e startit.

Vendimi ishte kështu: Kushdo që fiton xhiron, fiton titullin.

Hamilton kishte dominuar në pothuajse të gjitha xhirot e mëparshme, deri në atë të fundit.

Xhiroja e fundit e penalizoi atë me humbje të çmimit.