Scarlett Johansson dhe Reese Witherspoon morën pjesë në premierën e “Sing 2” në Teatrin Grek në Los Angeles të dielën (12 dhjetor).
Aktoret e njohur tërhoqën vëmendje teksa kalonin kohë në ngjarjen e mbushur me yje, gjatë së cilës ato pozuan edhe me disa aktorë të tjerë me të cilët luajtën në film.
Filmi i animuar është vazhdim i “Sing” të vitit 2016 dhe aktualisht është planifikuar të bëjë debutimin në Shtetet e Bashkuara më 22 dhjetor.
Johansson kishte veshur një fustan me ngjyra të ndezura që tregonte këmbët dhe krahët e saj të tonifikuar.
Ylli i “Black Widow”, 37 vjeç, i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me një palë këpucë me taka të larta, shkruan DailyMail.
Performuesja kompletoi pamjen me një set të mrekullueshëm vathësh dhe disa byzylykë. Flokët e saj të mrekullueshëm bionde ishin të lidhura mbrapa.
Në një moment, Johansson veshi një mantel të kuq të ndezur që i varej nga supet ndërsa pozonte për disa foto.
Witherspoon kishte veshur një fustan festiv me karton kuq-rozë, i cili ra në sy teksa pozonte para fotografëve.
Aktorja 45-vjeçare komplimentoi nuancën e veshjes së saj me një palë këpucë me taka të larta me ngjyrë të kuqe të ndezur.