Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, për fundvit është rikthyer me projekt të ri muzikor.
“Autori” mban titullin kënga që e ka promovuar në programet e Vitit të Ri, në të cilën erdhi me një paraqitje të mahnitshme elegante.
Teksti dhe muzika është punuar nga Ilir Berani, kurse për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.
Kjo baladë e artistes vjen pas disa aludimeve se është ndarë nga partneri i saj pas një periudhe gjashtë vjeçare.
Megjithatë, 40-vjeçarja deri më tani nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.
Këngën e re të plotë tashmë e gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të ‘Xixa Music’.
Soni nga ana tjetër po vazhdon ta ruajë me shumë fanatizëm jetën private.