Arrestohet për dhunë në familje një person në Pejë, sulmoi edhe zyrtarin policor

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e djeshme në Pejë.

I dyshuari (me probleme psikike) fillimisht ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllaun e tij, ndërsa gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga zyrtarët policor, transmeton lajmi.net.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 12.12.2021-18:00.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ( me probleme psikike ) i ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllaun e tij. I njëjti gjatë arrestimit, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktimat kanë  pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .