Nis një karrierë të re, Samuel Eto’o zgjidhet president në vendin e tij

Ish-sulmuesi i shquar kamerunas, që ka fituar Ligën e Kampionëve me dy skuiadra të ndryshme, Barcelona dhe Inter, sapo është zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) me 43 vota, përpara presidentit aktual, i cili mori 31 vota.

Samuel Eto’o mundi në këtë garë Seidou Mbombo Njoya, i cili u zgjodh në vitin 2018, por u kontestua nga disa aktorë të futbollit kamerunas dhe u “shkurorëzua” nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Ish-sulmuesi, tani 40-vjeçar, kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për postin drejtues të futbollit në vendin e tij më 22 shtator, duke thënë se “ishte koha për të filluar rindërtimin e futbollit kamerunas”.

Eto’o tha se presidenti i rrëzuar tashmë i “Fecafoot” kishte dështuar keq në misionin e marrë përsipër. Kujtojmë se Kameruni do të presë fazën finale të Kupës së Kombeve Afrikane nga 9 janari deri më 7 shkurt 2022.