Kida ndonëse është e angazhuar me projekte të reja dhe koncerte, ajo nuk i lë anash as postimet në rrjetet sociale.
Këngëtarja e cila nisi karrierën në moshë të re, ndiqet nga më shumë se 1.8 milion persona në Instagram.
Edhe së fundmi, Kida u paraqit në një fotosesion mahnitës, e veshur e tëra në të zeza.
Foto: Kida/Instagram
Me pantallona lëkure, bluzë me pretje të veçantë tek gjoksi dhe taka të larta, ajo dukej tejet tërheqëse.
Ndërkohë, këngëtarja pranoi komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj.
Foto: Kida/Instagram
Ndryshe, Kida është drejt finalizimit të albumit të ri “Orchide”, që pritet ta lansoi së shpejti.
Foto: Kida/Instagram