Sërish protesta në Serbi

Sot, Lëvizja e Kryengritjes Mjedisore dhe rreth 40 organizata të tjera po organizojnë një bllokim të ri rrugor në 50 lokacione në të gjithë Serbinë.

Thonë se asgjë nuk ka mbaruar derisa Rio Tinto të “dëbohet nga Serbia”, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka anuluar Ligjin për Shpronësim.

Organizatorët e protestës i bëjnë thirrje policisë që të sigurojë rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës dhe prokurorinë të ndjekë penalisht banditë, raporton N1.

Qeveria serbe është përgjigjur duke pohuar se protestat nuk janë për mjedisin, por për qëllime politike.