Rina Balaj është një prej emrat të estradës që komentohet dhe përfolët vazhdimit, sidomos për postimet që bën në rrjetet sociale.
Krijuesja e hitit “Bad Rosita”, përveç që po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Balerina”, po u qëndron afër fansave edhe me fotosesione të ndryshme.
Disa të tillë ajo ka realizuar kohëve të fundit, e të cilët i ka ndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku ka mbi 338 mijë ndjekës.
Së fundmi, 22-vjeçarja pozoi me një ‘look’ më ndryshe, duke u shfaqur me flokë të gjata bionde, dhe një veshje provokuese.
Me një mini-fund, bluzë lëkure me ngjyrë të zezë të kombinuar me bluzë me mëngë rrjetet, Rina dukej tejet joshëse.
Këngëtarja e njohur, ndërkohë ditë më parë publikoi videoklipin e këngës “ChaCha”, të cilin e solli në bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy.