Këngëtarja e njohur, Taylor Swift do të përballet me gjyq nën akuzat se ka vjedhur tekstin e këngës “Shake It Off” nga një këngë tjetër.
Një gjykatëse amerikane ka refuzuar kërkesën e Swift-it për ta pushuar çështjen, duke thënë se një juri mund të zbulojë se kënga e saj e vitin 2014, është e kopjuar nga një këngë e grupit të vajzave 3LW, të vitit 2001, Playas Gon’ Play.
Të dy këngët shfaqin variacione të frazave “lojtarët do të luajnë” dhe “urrejtësit do të urrejnë”.
Gjykatësi e kishte refuzuar më parë çështjen, duke thënë se teksti ishte shumë “banal” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit.