Shqiptarët në SHBA takojnë ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, ‘impresionohen’ nga ai

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar në SHBA me shqiptarët që jetojnë atje.

Ukë Lushi nga Kongresi Panshqiptar Amerikan është shprehur i impresionuar me njohuritë e ambasadorit të ri dhe “entuziazmin” për një të ardhme më të mirë në Kosovë.

Madje këto përshtypje Lushi i ka shprehur edhe me anë të një postimi në Tëitter.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me Ambasadorin e ardhshëm të SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Të gjithëve na bënë përshtypje njohuritë dhe entuziazmi i tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. I uroj më të mirat në Prishtinë”, ka shkruar Lushi.